Deputetja Blerta Deliu në çdo cep të Kosovës promovon fushatën inkurajuese “Gratë për gratë”

13 shtator 2020 | 17:02

Kampanja e PDK-së gratë për gratë, e udhëhequr nga deputetja Blerta Deliu ka nisur një fushatë inkurajuese për gratë, në mënyrë që ato të ndjekin të drejtën e tyre për mundësi të barabarta dhe marrje të përgjegjësive në vendimarrje.

Gjatë vizitave nëpër komuna, deputetja Deliu, e cila udhëheq Departamentin për Politika Gjinore brenda PDK-së, ka thënë se i janë përgjigjur detyrimit qytetar të zhvillojnë një fushatë inkurajuese për gratë, që ato të ndjekin të drejtën e tyre për mundësi të barabarta dhe marrje të përgjegjësive në vendimarrje.

Ajo ka thënë se diskursi përçmues publik ndaj grave që mbizotëron mendësinë tonë dhe kategorizimi i grave si klasë e nënshtruar ndaj superioritetit mashkullor, mbesin shtytësit dominantë në hezitimin e grave të demonstrojnë potencialin e vet dhe kontribuojnë në mënyrë meritore në të gjitha sferat shoqërore dhe politike.

“Gratë nuk guxojnë të bëhen lajm vetëm kur ato dhunohen e abuzohen, ndërsa margjinalizohen në të gjitha kontributet tjera. Kjo qasje publike duhet të marrë fund dhe do t’i japim fund! Gjatë vizitave nëpër komuna, në takimet me gratë e degëve tona, por edhe në takimet spontante me gratë e tjera kam takuat gra dhe vajza të zonjat të profileve të ndryshme. I kam inkurajuar dhe kam kërkuar nga to që pavarësisht barrierave të ngritura padrejtësisht, të mos ngurrojnë për asnjë moment të kalojnë pengesat me aftësitë që zotërojnë dhe me përkushtimin e hekurt të grave – për të ndarë përgjegjësi të barabarta dhe ndikuar në formësimin shoqëror e politik”, ka thënë deputetja Deliu.

Ajo shpreson që praktika e nisur nga Partia Demokratike dhe Departamenti për Politika Gjinore të ndiqet edhe nga subjektet tjera, në mënyrë që ta rrisim fushatën dhe përforcojnë besimin e grave në ushtrimin e të drejtave dhe ngjitjen e tyre meritore në nivelet më të larta vendimarrëse.

(Qendresa Rama / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi ka…