Sileks-Drita, transmetohet në televizionin shtetëror të Maqedonisë

13 shtator 2020 | 16:41

Ndeshja e raundit të dytë eliminatorë në Ligën e Evropës midis skuadrës së Sileksit dhe Dritës, do të transmetohet në televizionin shtetëror të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Drejtuesit e televizionit shtetëror dhe skuadra nga Kratova kanë arritur sot marrëveshjen për transmetimin e këtij takimi, që në program është me datë 17 shtator.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në ora 20:00 dhe do të luhet me dyer të mbyllura pa praninë e publikut për shkak të pandemisë me Covid 19. Kjo ndeshje njëherit duhet të jetë paralajmërim për atë që na pret në muajin tetor, kur në Shkup në kuadër të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Maqedonia e Veriut do të mirëpret Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mini-shengeni ballkanik ka qenë njëra nga pikat e marrëveshjes së…