Ja pse e zgjodha Lazion

13 shtator 2020 | 17:00

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi ka zbarkuar të dielën në Romën. Sulmuesi shtatë lartë do të zhvillojë nesër vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën 5-vjeçare (2.2 milion euro rrogë sezonale) me Lazion. 18 milionë euro (+2 milion në formë bonusesh) kushtoi 26-vjeçari nga Prizreni, i cili ishte pjesë e Fenerbahçes sezonin e kaluar.

Muriqi foli shkurt rreth aventurës së re në një prononcim për mediat turke përpara nisjes për në kryeqytetin italian.

“Jam shumë i përshtatshëm për stilin e lojës së Lazios. Në shumicën e ndeshjeve të sezonit të kaluar kam luajtur me skemën me dy sulmues. Drejtuesit më thanë që kanë nevojë për një sulmues me karakteristikat e mia. Edhe unë i dhashë menjëherë përparësi klubit të Lazios. Objektivat? Në fillim vjen suksesi kolektiv, më pas ai individual. Shpresoj ta ndihmoj ekipin tim të ri me golat që do të shënoj. Dua të jap më të mirën për Lazion, në të ardhmen shpresoj të bëhem pjesë e klubeve më të mëdha në botë”, ka deklaruar Muriqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli e ka vlerësuar si të…