Netanyahu të martën i flet Kosovës (VIDEO)

13 shtator 2020 | 21:32

Nga Shtëpia e Bardhë, e me shumë gjasë nga dhoma ovale e saj, të martën kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do ta mbaj një adresim live për një manifestim që mbahet në Prishtinë.

Kjo do të bëhet pas fjalimit të tij për marrëveshjen e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me shtetin e Bahrejnit.

Adresimi i kryeministrit izraelit është i përfshirë në agjendën e manifestimit për vitin e ri hebraik që do të mbahet në Prishtinë, e cila organizohet nga kryerabinati i Shqipërisë.

Ndërsa ndodh vetëm një javë pasi në një komunikim online me kryeministrin kosovar, Avdullah Hotin u zotuan për njohje të ndërsjell mes dy vendeve. Organizatori është i sigurt se kjo do të jetë edhe tema e adresimit./ KlanKosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja shqiptare Emina Cunmulaj e cila jeton në SHBA ndodhet…