Aksident tragjik në aksin Tiranë-Elbasan, ndërrojnë jetë dy vajza, lëndohen dy të tjera

13 shtator 2020 | 21:47

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në dalje të tunelit në aksin Tiranë-Elbasan, ku për pasojë kanë humbur jetën dy vajza, ndërsa dy të tjera kanë mbetur të lënduara.

Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur me një “Volkswagen”, me të cilin po udhëtonin 4 vajzat. Sipas policisë, mjeti tip “Benz” dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volkswagen”.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerr nga automjeti vajzat e bllokuara, të cilat u dërguan me shpejtësi në spital, por si pasojë e plagëve të marra, dy prej tyre kanë ndërruar jetë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e “Benz”-it, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë./A2news

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)-së, Shqipëria nuk…