5 kartonë të kuq dhe grushte në fundin e ndeshjes Marsielle – PSG

13 shtator 2020 | 23:14

Dy humbje në dy ndeshjet e para, ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme sezoni për PSG në Ligue 1. Ekipi i Tuchel mbrëmjen e sotme pësoi një tjetër disfatë ndaj Marsielle.

Ishte një sukses krejtësisht i merituar për skuadrën e Villas Boas, që do të zhbllokonte rezultatin në minutën e 31-të me Thauvin, pas një goditje me kokë.

PSG-JA kërkoi me ngulm të reagonte, por Neymar dhe lojtarët e tjerë humbën toruan në disa raste. Në pjesën e dytë Marsielle dyfisho shifrat me Benedetton, por arbitri e anulo për pozicion jashtë loje, edhe pse më pas pamjet treguan se ishte shumë i diskutueshëm si vendim.

Në fundin e ndeshjes, pati një përleshje masive në fushën e lojës, teksa nuk munguan as grushtet mes lojtarëve. Plotë 5 futbollistë u ndëshkuan me karton të kuq, Kurzawa, Benedetto, Paredes, Amavi dhe Neymar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organziata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar për rekord të ri…