Ky është burri nga Skenderaj që e goditi gruan 10 herë me thikë

14 shtator 2020 | 08:08

Mësimdhënësit me inicialet F. R., 39-vjeçar, Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, nën dyshimin për veprën penale “vrasje në tentativë” ndaj bashkëshortes së tij, po ashtu mësimdhënëse me inicialet Q. R., 36-vjeçare.

F. R. dyshohet se mëngjesin e së mërkurës ka goditur me thikë viktimën në gjoks dhe në pjesë të tjera të trupit derisa ajo dhe fëmijët ishin në gjumë në shtëpinë e tyre në Skenderaj.

I dyshuari edhe më herët kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës për çka është iniciuar edhe një rast në Policinë e Kosovës.

Ndërkaq, Komuna e Mitrovicës mori vendim që ta suspendojë nga puna, pasi që ai shërbente mësimdhënës në një shkollë, bashkë me bashkëshorten.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngjarje e rëndë dhe e pahijshme ka ndodhur mbrëmë në…