Gjermania, asnjë viktimë nga Covidi për 24 orë

14 shtator 2020 | 08:11

Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani është shënuar një i vdekur nga koronavirusi. Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9 350, shkruan “The Guardian”.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 927 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 260 355. Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mësimdhënësit me inicialet F. R., 39-vjeçar, Gjykata Themelore në Mitrovicë…