Haradinaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit shkollor

14 shtator 2020 | 08:49

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. Në një shkrim publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se ky shtator është ndryshe nga vitet e tjera, me sfida të ndryshme dhe i papërjetuar më parë.

“Është një shtator ndryshe nga vitet e tjera. Me sfida që nuk i kemi përjetuar më parë, do e fillojmë një vit të ri shkollor, me masa e kujdes të shtuar. Duke përgëzuar Ministrinë dhe drejtoritë komunale të arsimit, uroj që ky vit shkollor të jetë i mbarë e i suksesshëm, veçanërisht uroj ata fëmijë, që sot për të parën herë ulen në bankat e shkollës!”, ka shkruar Haradinaj.

 

Shkrimi i plotë i tij:

 

Të dashur nxënës, mësimdhënës e prindër!

Është një shtator ndryshe nga vitet e tjera. Me sfida që nuk i kemi përjetuar më parë, do e fillojmë një vit të ri shkollor, me masa e kujdes të shtuar.

Duke përgëzuar Ministrinë dhe drejtoritë komunale të arsimit, uroj që ky vit shkollor të jetë i mbarë e i suksesshëm.

Veçanërisht uroj ata fëmijë, që sot për të parën herë ulen në bankat e shkollës!

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i stafit edukativo-arsimor, prindërve dhe organet përgjegjëse për arsim, nuk ka qenë kurrë më i domosdoshëm. Ta kalojmë edhe këtë sfidë me sukses, për hir të ardhmërisë së gjeneratave tona të reja.

Shumë urime!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), Shqipëria nuk…