Fetahu për Ligën Unike: Klubet nuk kualifikohen në Evropë nga kjo garë

14 shtator 2020 | 09:19

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka zbuluar se fituesi i Ligës Unike e krijuar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, nuk do të kualifikohet në asnjë garë evropiane.

Ai këtë e ka bërë të ditur në emisionin Sport Show në Klan Kosova.

“Nuk ka kualifikim në Evropë nga një kompeticion i tillë, këtë nuk e lejon FIBA”, tha ai.

“E vetmja gjë që do të fitojnë klubet nga kjo garë do të jetë prestigji, por duhet të ketë një fond kogja joshës për fituesin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar nxënësit dhe…