Ipeshkvi i Kosovës kërkon nga besimtarët të kenë dashuri ndaj njëri-tjetrit

01 prill 2018 | 00:51

Para shumë besimtarëve që morën pjesë në meshën qendrore të Pashkëve që është mbajtur të shtunën në mbrëmje në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka thënë se dashuria për njëri-tjetrin është ajo që bashkon familjet.

Ai ka theksuar se kjo dashuri më shumë dhurohet, se sa që kërkon shpërblim dhe duhet të arrihet në çdo zemër të njeriut.

Kjo dashuri, sipas Ipeshkvit është dhuratë nga Zoti, i cili u bë i ngjashëm si ne, në lindje, jetë dhe vdekje, duke na dhuruar edhe pavdekësinë pastaj.

Imzot Dodë Gjergji ka pohuar se është krijuar një ambient i rëndë, ku ka zënë vend dyshimi, mosbesimi, dëshpërimi dhe konfliktualiteti, që po na e zë frymën, dhe sipas tij e gjithë kjo që po ndodh, buron nga mungesa e dashurisë.

Ipeshkvi i Kosovës gjatë meshës i ka goditur zyrtarët e vendit që i kanë dorëzuar në Turqi gjashtë shtetasit turq, duke pohuar se “këta që kanë pre mikun në besë dje, nesër do të jenë të gatshëm ta dorëzojnë edhe kryeministrin”.

Në fund të ceremonisë u pagëzuan gjashtë besimtar të krishterë, të cilët nga besimi mysliman kaluan në atë katolik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus ka vuajtur, por në fund ka mposhtur edhe Milan-in.…