Në 24 orët e fundit janë shëruar nga koronavirusi 150 pacientë

14 shtator 2020 | 15:23

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëruar 150 pacientë.

Në njoftimin për medie,  IKShPK-ja ka treguar se deri më tani nga koronavirusi janë shëruar 11 585 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 150 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.585 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.507”, është thënë në njoftimin e IKShPK-së.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë më parë, Nora Istrefi dhe Butrint Imeri publikuan…