Veseli uron për Pashkët: Kjo festë t’ju gjejë mes njerëzve të dashur

01 prill 2018 | 11:20

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

Urimi i plotë i Veselit në llogarinë e vet në Facebook:

Urime të përzemërta për të gjithë të krishterët me rastin e Festës së Pashkëve, e cila shenjon ditën e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e njeriut të vlerave më sublime shpirtërore.

Uroj që kjo festë e shpresës, dashurisë e mirëkuptimit, t’ju gjejë mes njerëzve tuaj të dashur, me gëzime dhe shumë të mira për juve.

Gëzuar për shumë mot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britaniku Anthoni Joshua vazhdon të jetë kampioni i padiskutueshëm në…