Shtyhet turneu 3×3 i vajzave

15 shtator 2020 | 14:04

Turneu “Women Streetball AA Prishtina” i organizuar nga Klubi i Basketbollit AA (Kerasan) Prishtina në konkurrencën e femrave do të shtyhet për shkak të masave anti-Covid.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se turneu ka qenë i paraparë të zhvillohet sonte nga ora 17:00 në Marigona Rezidencë në fushën e hapur të basketbollit, megjithatë, me rekomandimin e institucioneve shëndetësore është shtyrë për një datë tjetër. Turneu do të shtyhet për një datë tjetër, ku do të njoftojmë me kohë, raporton “Epoka e re”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi është takuar me…