Nis ‘Java e sigurisë rrugore’, bëhet thirrje për siguri në trafik

16 shtator 2020 | 17:27

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, në shenjë të shënimit të javës së Sigurisë Rrugore e cila manifestohet në mbarë Evropën, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe drejtori i përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj, kanë nënshkruar premtimin/betimin për respektimin e rregullave të trafikut me qëllim për ta përçuar mesazhin tek opinioni.

Duke pasur parasysh që java e sigurisë rrugore fillon nga data 16 shtator deri më 22 shtator, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Infrastrukturës, në këtë rast Departamenti i Këshillit Koordinues për Siguri në Trafikun Rrugor dhe Policia e Kosovës, janë zotuar karshi mekanizmave ndërkombëtar, që do t’i inkurajojë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për plotësimin e këtij premtimi/betimi, për të arritur një siguri më të madhe në trafik e cila do të ndikojë në uljen e aksidenteve në trafik.

“Institucionet e Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore që kanë për qëllim sigurinë rrugore dhe njëkohësisht iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve e në veçanti pjesëmarrësve në trafik, që të jenë pjesë e nënshkrimit të këtij premtimi/betimi si dhe të respektojnë dhe njëherësh zbatojnë rregullat e trafikut”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
17.09.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Pejë 1.…