Mbi 30 milionë raste me Covid -19 në mbarë botën

17 shtator 2020 | 13:58

Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 30 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 30 036 868 raste me Covid-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në ShBA, me gjithsej 6 828 301 raste deri më tani.

Pas ShBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India (5 118 253), Brazili (4 421 686), Rusia (1 079 519), Peru (744 400), Kolumbia (736 377), Meksika (680 931), Afrika e Jugut (653 444), Spanja (614 360), Argjentina (589 012) dhe Kili (439 287).

Në Turqi, numri i të diagnostikuarve me Covid-19 ka arritur në 296 391.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, Covid-19 u përhap në mbarë botën. Deri më tani jetën e kanë humbur 945 092 persona. Ndërkohë, 21 804 030 milionë njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 7 287 746 raste aktive./AA/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fantazisti 32-vjeçar, Jahmir Hyka është zyrtarizuar këtë të mërkurë si…