Hyseni: Serbia u mundua ta hapë temën e asociacionit, por ne refuzuam

17 shtator 2020 | 17:33

Koordinatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka deklaruar se në takimin e sotëm në Bruksel nuk është diskutuar fare për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Pas takimit, ai ka treguar se pala serbe ka tentuar të hap këtë çështje, por është refuzuar nga ai. “Natyrisht se delegacioni serb bëri përpjekje që ta hapë këtë temë, por ne e refuzuam kategorikisht”, ka thënë Hyseni.

Ai ka thënë se puna tani qëndron tek statuti i asociacionit.

“Natyrisht se në Prishtinë do të merret një qëndrim i qartë politik për këtë punë”, ka thënë ai.

Të enjten në Bruksel delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë biseduar  rreth çështjes së pretendimeve apo obligimeve financiare të ndërsjella.

“Natyrisht se qëndrimet janë shumë të kundërta në këtë temë. Ne e shohim çështjen e sukcesionit si çështje që duhet të bëhet në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, mbi praktikat e sukcesionit që kanë ndodhur midis entiteteve të ish-Jugosllavisë, tani shtete të pavarura dhe ky është qëndrim i Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Desara Lleshi shpall të pavlefshme ID certifikatën me numër J-18\33…