Alarm për bombë pranë qendrës së informimit të BE në Tiranë

01 prill 2018 | 20:33

Gjendet një çantë e dyshimtë pranë Zyrës së Informimit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Ende nuk dihet se çfarë ka brenda në çantë, por sipas  informacioneve të para, dyshohet për bombë.

Zona është rrethuar nga forca të shumta të policisë, ndërkohë pritet ardhja e forcave  xheniere për të  bërë shpërthim të kontrolluar. Çanta ndodhet në krah të “Pallatit të Kongreseve”. Policia ndodhet në zonë, shkruan “tiranatoday”.

Qarkullimi i mjeteve është ndërprerë në zonën  ngjitur me  Pallatin e Kongreseve. Policia ka zbarkuar në zonën dhe po bën kontrollin e çantës më qen anti-eksploziv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protesta e nisur në orët e para të së dielës…