Toverlani: Jam i befasuar nga Gjilani
Feronikeli e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri futbollistik, derisa në kuadër të xhiros së parë e ka mposhtur Gjilanin me rezultat të thellë (4-0).
Kryetrajneri i kësaj skuadre, Afrim Tovërlani ka mbetur tejet i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, teksa thotë se ka mbetur i befasuar nga paraqitja e dobët e skuadrës së Gjilanit.
“Sa i përket angazhimit është për çdo lëvdatë. Kemi pasur raste për të shënuar më tepër gola, por gjithsesi kemi mbetur të kënaqur edhe me këtë rezultat, sidomos ndaj një skuadre të fortë si Gjilani, që për të ju thënë të drejtën më ka befasuar jo për të mirë. Ne kemi ende për të punuar që të komponohemi sa më shumë në ndeshjet e radhës”, deklaroi Tovërlani për “Klan Kosova”.
“Shpresoj që tifozët do të jenë sa më shpejtë në shkallët e tribunave. Këtë sezon shpresojmë t’i gëzojmë tifozët tanë me rezultate më pozitive”, ka përfunduar Tovërlani.
Në kuadër të xhiros së dytë Feronikeli do të udhëtojë drejt Suharekës për t’u përballur me Ballkanin.