Islami vazhdon me Feronikelin

20 shtator 2020 | 18:56

Përparim Islami është lojtari më i ri i Feronikelit, në fakt mbrojtësi i djathtë ka vazhduar me klubin duke arritur akord për të veshur fanellën gjelbër e badhë.

Islami ishte pjesë e Feronikelit edhe gjatë viteve të kaluara, ku në ndeshjen ndaj Ballkanit u lëndua duke këputur ligamentin kryqëzor të gjurit të këmbës së majtë.

Feronikeli përveç që ka kryer shpenzimet e operimit të Islamit, i ka ofruar atij kontratë të re, duke përfshirë edhe kohën sa është në rikuperim nga lëndimi.

Kontrata e re dëshmon që klubi nuk i ka harruar asnjëherë shërbimet dhe paraqitjet dinjitoze të Përparim Islamit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri ndër futbollistët më të dalluar të Dritës në edicionin…