Almeda Abazi i dhuron bashkëshortit turk kujtimin më të shtrenjtë nga babai

21 shtator 2020 | 12:25

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi, është një nga femrat më të komentuara në showbiz-in shqiptar dhe atë turk. Që të gjithë e dinë se prej disa vitesh ajo ka humbur një nga njerëzit më të shtrenjtë, babanë.

Almeda ka qenë 16 vjeçe kur ka humbur babanë dhe së fundmi ka treguar se e ndjen mungesën e të atit gjithmonë. Ajo ka shtuar se koha nuk e ka zbehur asnjëherë mallin që ndjen për të.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ditë e Re”, Abazi ka rrëfyer se për momentin dëshira e saj më e madhe është që ta kishte pranë të atit, sikur vetëm për një çast, që të mund të shikonte vogëlushin e saj, Efehan.

“Gjithmonë, unë gjithmonë asnjëherë nuk e heq nga mendja. Më shumë tani, mbasi linda Efehan ,do doja shumë ta kisha pranë. Sikur vetëm një ditë, vetëm një ditë të vinte të shikonte Efehan, kaq.  Nuk do doja asnjë gjë tjetër.  Sigurisht që gjithmonë më ka munguar, gjithmonë e kam kërkuar, gjithmonë kam dashur ta kem pranë. Ka qenë një traum për ne, për mua dhe motrën time pasi edhe ajo ishte shumë e vogël, por më shumë ja kam ndjerë mungesën gjatë lindjes”, u shpreh Almeda.

Gjithashtu gjatë intervistës, bukuroshja zbuloi një fakt shumë interesant, se një nga kujtimet më të rëndësishme nga babai ja ka dhuruar bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman.

“Është unaza e babit që e mbante gjithmonë, tani e ka Tolgahan ja dhashë atij. Ai e mban gjithmonë në vërse“, tregoi Abazi, e cila ka 3 vite e martuar me aktorin e famshëm turk.

Almeda Abazi i dhuron bashkëshortit turk kujtimin më të

Almeda Abazi i dhuron bashkëshortit turk kujtimin më të
Almeda Abazi i dhuron bashkëshortit turk kujtimin më të
Almeda Abazi i dhuron bashkëshortit turk kujtimin më të

Almeda Abazi i dhuron bashkëshortit turk kujtimin më të

Almeda Abazi i dhuron bashkëshortit turk kujtimin më të

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë në Republikën Çeke, Adam Vojtech, tha se…