Shënohet Dita e Autizmit

02 prill 2018 | 08:22

Sot është Dita Botërore për Autizimin, shenjat e së cilës shfaqen tek fëmijët pas moshës 1-2 vjeçare.

2 prilli, është caktuar nga OKB-ja si Ditë Botërore e Autizmit për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trurit.

I identifikuar në vitin 1943, autizimi është një çrregullim ende jo shumë i njohur, ndaj specialistët thonë se trajtimi i tij duhet të kthehet në prioritet të politikave shëndetësore dhe sociale bashkë me më tepër vëmendje ndaj fëmijëve që preken nga kjo sëmundje.

Mjekësia ende nuk ka mundur të qartësojë shkaqet e autizmit, ndërsa përpjekjet e shkencëtarëve vazhdojnë të jenë të mëdha.

Edhe pse rrallë observohet më shumë se një rast autizmi në familje, observimi i një përqindje të konkordancës së rritur te binjakët monozigotë ka treguar rëndësinë e faktorit gjenetik tek autizmi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia tash e një kohë të gjatë u është vënë…