Kosova dhe Shqipëria, mbajnë mbledhje të përbashkët të qeverive këtë të premte

21 shtator 2020 | 12:39

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e radhës të përbashkët këtë të premten në Shkodër.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, e cila është edhe koordinatore për këtë takim.

Gjatë mbledhjes se qeverisë, ajo ka treguar se shumica e draft-marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve kanë përfunduar.  “I kërkoj mirëkuptim ministrave tonë nëse ndonjë draft-marrëveshje nuk do të kalojë për marrëveshje atje. Për shkak të procedurave ligjore që i kanë pala shqiptare. Por besoj që deri më tash shumica e tyre kanë përfunduar, por një finalizim do të bëhet nesër”, ka deklaruar ajo.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marigona Hajdari edhe njëherë është dëshmuar si “motori” i skuadrës…