15 lojtarë pozitiv me Covid-19, skuadra arabe kualifikohet në raundin tjetër

21 shtator 2020 | 13:47

Al Hilal arriti të kualifikohej në raundin tjetër të Championsit të Azisë, edhe pse para ndeshjes kishte konfirmuar 15 lojtarë pozitivë me koronavirus. Skuadra arabe barazoi pa gola në transfertën e Shar Kodru, por u kualifikua pasi kishte fituar ndeshjen e parë 2-0.

Al Hilal kishte bërë kërkesë që ndeshja të shtyhej por nuk ishte pranuar nga kundërshtarët të cilët kishin kërkuar zhvillimin e sfidës. Trajneri Luçesku me shumë vështirësi arriti të siguronte 14 lojtarë në total për këtë ndeshje.

11 në fushën e lojës dhe tre në stolin e rezervave ku dy prej tyre ishin portierë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lakersat hedhin një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullin kampion…