Selimi: Koalicioni qeverisës duhet t`i këtë votat për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

21 shtator 2020 | 14:51

Kryetari i Grupit Parlamentar të LV-së, Rexhep Selimi, ka deklaruar se votat për votim të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike duhet t`i ketë koalicioni qeverisës.

Ai ka thënë se votat për ta kaluar këtë projektligj, nuk duhet të kërkohen nga opozita. “Numrat për ta votuar një Projektligj i keni, duhet t’i keni. Nëse nuk i keni numrat për ta kaluar këtë, atëherë nuk i keni as për qeveri. Qytetarët duhet ta dinë se për çfarë bëhet fjalë. Sepse kam përshtypjen se thirrja për ta votuar këtë Projektligj është më tepër për ta keq informuar qytetarin për situatën. Vetëm 31 vota nga 61 vota që duhet t’i ketë koalicioni, ka nevojë të kaloj ky Projektligj, pra vetëm 31 vota i duhen Qeverisë nga 61”, ka deklaruar Selimi, duke shtuar se opozita nuk po e pengon këtë projektligj.

“Këto 61 vota i gjetët për veti e për qytetarët nuk po i gjeni. Kalojeni morë, kush po ju ndalë, kalojeni e keni mazhorancen. Nga opozita nuk do të duhej të kërkoni që t’i bëni 31 vota nga 61 prezent dhe e fundit nga opozita ndoshta edhe mund të kërkohej dhe s’ka munguar kontributi sa ju përket marrëveshjeve ndërkombëtare. Mos kërkoni prej nesh t’ua plotësojmë atë që është dashtë ta keni ju”, ka deklaruar Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim…