ShBA-të premtojnë 100 milionë dollarë investime në Kosovë

21 shtator 2020 | 20:34

Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), Adam Boehler, në konferencën për media, ku ishte i pranishëm I dërguari special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell dhe kryeministri Avdullah Hoti, ka theksuar se  do të investojnë 100 milionë dollarë në Kosovë.

“100 milionë dollarë do të investojmë në Kosovë, ne kemi ardhur me kolegë që të ju tregojmë se sa jemi serioz. Ne jemi këtu për të nënshkruar një marrëveshje dhe për të investuar”, ka deklaruar Boehler.

Edhe Grenell ka thënë se qëllimi i vizitës së tyre në Kosovë ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jemi këtu për të treguar zotimin dhe angazhimin tonë për marrëveshjen për normalizim ekonomik. Qytetarëve të Kosovës u janë bërë shumë premtime në të kaluarën, dhe ne përmes kësaj marrëveshje po bëjmë një zotim para jush që është zbatimi i marrëveshjes ajo për çka kemi ardhur”, ka deklaruar Grenell, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në konferencën për…