Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligë

22 shtator 2020 | 11:44

Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së dytë. Sot (e martë) zhvillohen dy ndeshje nga ora 16:00.

Në Skenderaj, Drenica e pret Besën e Pejës, kurse në Obiliq takohen Arbëria dhe Prishtina. Të mërkurën zhvillohen dy ndeshjet e tjera për këtë xhiro, kurse derbi do të jetë në mes të Ballkanit dhe Feronikelit.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi e pret Gjilanin që në ndeshjen e parë pësoi debakël nga “Nikli”. Ndërsa ndeshja në mes Dritës dhe Trepçës ’89 zhvillohet me vonë për shkak se kampionët e Kosovës në raundin e tretë parakualifikues të Ligës së Evropës do të përballen me Legian.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shifrat e infektimeve ditore vijojnë të jenë të larta në…