Musolli prezantohet te Gjilani

22 shtator 2020 | 17:10

Mesfushori Besa Musolli është prezantuar në skuadrën e Gjilanit.

Në fakt, mesfushori më përvojë të madhe kishte arritur marrëveshje ditë me parë me klubin nga Anamorava, por pengesë ishte fletë-lëshimi nga skuadra e Kukësit. Musolli luajti plotë tetë vite më skuadrën shqiptare.

“Gjilani dhe futbollisti llapjan, Besar Musolli, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, ku mesfushori do të bartë fanellën e skuadrës kuq e bardh të Gjilanit. Për mesfushorin nga Podujeva, Gjilani është vetëm skuadra e dytë në karrierën e tij në futbollin vendor në Kosovë, pasi që më parë, para transferimit në Kukës, Musolli ishte paraqitur për skuadrën nga Merdarja, KF Hysi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjilanit.

Njoftimi i SC Gjilanit:  

Gjilani dhe futbollisti llapjan, Besar Musolli, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, ku mesfushori do të bartë fanellën e skuadrës kuq e bardh të Gjilanit.

Mesfushori 31 vjeçar, në skuadrën e Gjilanit vie pas 8 viteve të kaluara në skuadrën nga verilindja e Shqipërisë, KF Kukësi.

Për mesfushorin nga Podujeva, Gjilani është vetëm skuadra e dytë në karrierën e tij në futbollin vendor në Kosovë, pasiqë më parë, para transferimit të tij në Kukës, ai, ishte paraqitur për skuadrën nga Merdarja, KF Hysi.

Pas 3 viteve të kaluara në vendlindje tek KF Hysi, në vitin 2012, Musolli, transferohet tek skuadra nga Superiorja ku me të cilën do ti kalonte 8 vite nga karriera e tij, ku bashkë me Kukësin do të arrinin të fitonin edhe disa trofe nga kampionati elitar në Shqipëri.

Perfomancat fantastike të futbollistit të ri të Gjilanit, do të shpërbleheshin në vitin 2017, ku Musolli do të ftohej edhe nga Përfaqësuesja A e Kosovës, në takimin për kualifikimet për kampionat botëror kundër Ukrainës, ku edhe do të debutotne me fanellën e Kosovës.

Sport Club “Gjilani” i dëshiron mirëseardhje futbollistit më të ri në skuadrën tonë, Besar Musolli.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka përkujtuar sot duke…