Drejtuesit e FFK-së takohen me Thierry Favre

23 shtator 2020 | 13:44

Delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosoës (FFK) në krye me kryetarin Agim Ademi, anëtarin e KE-s, Mirsad Çollaku dhe sekretarin e Përgjithshëm Eroll Salihu kanë arritur në Budapest, ku po qëndrojnë me ftesë të presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin dhe do të ndjekin nga afër ndeshjen e Superkupës së Evropës ndërmjet Bayernit dhe Sevillas, që zhvillohet të enjten në orën 21:00.

Me të arritur në Budapest drejtuesit e FFK-së janë takuar me zëvendësdrejtorin e asociacioneve kombëtare dhe njëherësh drejtuesin e programit ‘HatTrick’, Thierry Favre, e ku ishte i pranishëm edhe menaxheri i programit ‘HatTrick’, Denis Bastari.

“Në këtë takim u bisedua për gjendjen dhe ecurinë e projekteve të FFK-së në kuadër të këtij programi, me ç’rast zyrtarët e UEFA-s u shprehën të kënaqur me punën e bërë sidomos në përmirësimin e infrastrukturës. Po ashtu, ata u shprehën të lumtur që tashmë edhe në Kosovë ka filluar të rrokulliset topi në fushën e gjelbër dhe përgëzuan drejtuesit e FFK-së për menaxhimin të mirë të situatës së pandemisë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Drejtuesit e FFK-së do të marrin pjesë edhe në takimin që UEFA do ta mbajë me 55 federatat anëtare.

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka denoncuar sot skandalin në…