Loci, trajner i Rahovecit

24 shtator 2020 | 13:05

Trajneri pejan, Bujar Loci do të jetë trajner i Rahovecit në edicionin ri 2020/2021. Lajmin e ka konfirmuar vet klubi i Superligës së Kosovës në basketboll.

“Përkundër faktit sesi rrodhën gjërat së fundi në kampin tonë, ai është pajtuar me bordin e ri për të vazhduar bashkëpunimin, e filluar para pandemisë”, thuhet në njoftimin e KB Rahoveci.

Loci edhe në të kaluarën ka qenë trajner i Rahovecit, derisa edicionin e kaluar ishte trajner i Prishtinës dhe në të kaluarën ka drejtuar Pejën.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale ka njoftuar se ka dhënë urdhër për arrestimin…