LA Lakers-Miami Heat, finalja e madhe e NBA-së

28 shtator 2020 | 10:08

Miami Heat-Los Angeles Lakers, kjo është finalja e madhe e NBA për këtë sezon. Lakers kanë thyer Denver Nuggets 117-107, në një ndeshje që nisi mirë për skuadrën LeBron James. 10 pikë diferencë pas dy periodave të para, Nuggets rihapën garën në periodën e tretë dhe në fund Lakers u rikarikuan dhe me regjistruan fitoren e katërt në serinë e finaleve të Konferencës së Perëndimit.

LeBron James ishte më i miri në parket, teksa regjistroi “triple double” me 38 pikë, 10 asiste e 16 topa të kapur në tabelë. Paraqitje e mirë edhe për Anthony Davis sërish, teksa shënoi 27 pikë. Për Nuggets Nikola Jokiq dhe Jeremi Grant shënuan nga 20 pikë, kurse Jamal Murray 19.

FINALJA E LINDJES – Miami Heat, me triumfin 125-113 kundër Boston Celtics, siguroi finalen e madhe pas serisë së gjashtë të finaleve në Konferencën e Lindjes. Perioda e parë dhe e fundit ishin vendimtare dhe Miami Heat e bëri diferencën.

Një ndeshje e mirë për të gjithë ekipin, por spikatën Bam Adebayo dhe Jimmy Buttler. I pari shënoi 32 pikë, tjetri 22. Ata patën mbështetje edhe nga shokët e skuadrës, teksa katër prej tyre realizuan mbi 10 pikë dhe një tjetër 9 pikë.

Boston Celtics u përgjigj me Jaylen Brown (26 pikë), Jayson Tatum (24 pikë), Kemba Walker (20 pikë) dhe Marcus Smart (20 pikë), por paraqitja e mirë e tyre nuk mjaftoi para ndeshje perfektë të Miami Heat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në prezantimin e këtij propozimi…