Nga sot në QKUK kthehen të gjitha shërbimet e ambulancave specialistike

28 shtator 2020 | 11:36

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga sot, kthehen të gjitha shërbimet e ambulancave specialistike, kthimi i operacioneve jo-emergjente në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ky lajm do t’i gëzojë pacientët të cilët kanë nevojë që përveç shërbimeve për Covid-19, të marrin edhe shërbimet tjera shëndetësore.

“Përgëzoj personelin shëndetësor për angazhimin gjatë kësaj kohe në menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, duke siguruar shërbime të vazhdueshme për pacientët e prekur nga ky infeksion por edhe për ofrimin e shërbimeve të tjera të natyrës urgjente. Tash kur ambulancat specialistike po i kthehen punës së zakonshme, shfrytëzoj rastin t’ju bëjmë thirrje personelit shëndetësor, ashtu edhe pacientëve, që të zbatojnë me përpikëri masat anti Covid-19”, ka thënë Zemaj.

Ai ka theksuar se angazhimi i ministrisë që drejton është maksimal në drejtim të përmbushjes së kërkesave për punë të suksesshme të stafit shëndetësorë me resurse humane, infrastrukturë, pajisje, material shpenzues dhe medikamente.

“Po ashtu, pagat shtesë të cilat nuk janë realizuar, do të zbatohen për muajin korrik dhe gusht”, ka thënë Zemaj.

(Faton Dërmaku / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skenderajt, ka thënë se…