Kryeministri Hoti uroi qytetarët boshnjakë me rastin e 28 shtatorit

28 shtator 2020 | 11:49

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me rastin e 28 shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, priti Duda Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës dhe kryetare e Unionit Socidaldemokrat (SDU).

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ua uroj këtë ditë të veçantë të gjithë qytetarëve boshnjakë të vendit”, ka thënë kryeministri Hoti.

Ai, po ashtu, theksoi se Kosova ka një traditë të jashtëzakonshme të bashkëjetesës dhe të harmonisë në diversitet etnik, religjioz e kulturor.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përsëritur të hënën se…