![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/09/KIM.png)
Kanye West i realizon Kim-it pozat “hot”
29 shtator 2020
| 11:28
Ajo është shfaqur në kopertina të ndryshme të revistave, por kësaj radhe duket se Kim Kardashian është duke provuar diçka tjetër për daljen e fundit në kopertina.
39-vjeçarja ka postuar në “Instastory” disa fotografi të shkrepura nga bashkëshorti i saj, Kanye West, në shtëpinë e tij në Wyoming.
Ylli televiziv ka pozuar me të brendshmet e linjës së saj, në bashkëpunim me mikeshën e saj Michele Lamy, 76 vjeçe.
Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, Lamy shfaqet e veshur me linjën e fundit të Kim dhe me bizhuteritë e saj. Ndërsa femra më seksi në botë ka pozuar me bizhuteritë e mikes dhe me të brendshmet e saj.
![Super seksi me të brendshme, Kanye West i realizon Kim-it pozat](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-5f72f408bd7f2.png)
![Super seksi me të brendshme, Kanye West i realizon Kim-it pozat](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-5f72f40860cac.png)