![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/01/Policia-e-Kosoves-duke-shqiptuar-gjobë.jpg)
Për 24 orë mbi një mijë tiketa të trafikut
03 prill 2018
| 10:35
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 256 tiketa të trafikut.
Nga 28 aksidente që kanë ndodhur, 9 prej tyre përfunduan me të lënduar, kurse 19 pa të lënduar.
Sipas të dhënave të raportit policor, dy persona janë dërguar në vuajte të dënimit, 7 të tjerë në mbajtje dhe gjithsej 17 arrestime kanë ndodhur në 24 orët e kaluara në Kosovë.