Gjukanoviç: Duhet ta ndalojmë bërjen e një Serbie të Madhe

01 tetor 2020 | 08:32

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, tha se do ta kundërshtonte me të gjitha mjetet këdo që përpiqet ta rrezikojë shtetin e Malit të Zi dhe lirinë e tyre. Gjukanoviçi akuzon Kishën Serbe se po mundohet ta largoi Malin e Zi nga Perëndimi, duke e dërguar nga Rusia.

“Kisha Ortodokse Serbe dëshironte ta tërhiqte Malin e Zi nga këto vlera dhe kjo politikë ruso-serbe me këmbëngulje dëshiron që Mali i Zi të bëhet një shtet serb, se Mali i Zi është një shtet që duhet të jetë brenda kornizës së sigurisë strategjike të Rusisë dhe interesave të politikës së jashtme. Pra, në retorikën e saj dhe gjatë fushatës, kjo politikë këmbëngulte që NATO është në të vërtetë Rajhu i Katërt dhe se civilizimi evropian është në të vërtetë një civilizim i vlerave të kalbura dhe se Mali i Zi gabon kur insiston në miratimin e një sistemi evropian vlerash dhe arritjen e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Gjukanoviçi.

Gjukanoviçi shtoi se është plotësisht e qartë se instrumenti kryesor i nacionalizmit të madh serb dhe interesave perandorake ruse në Ballkan ishte Kisha Ortodokse Serbe. Popat e Kishës Ortodokse Serbe kanë vepruar dhe vazhdojnë të veprojnë në përputhje me këto interesa nacionaliste, interesat e shtypjes së identitetit të Malit të Zi.

Presidenti i Malit të Zi tha se duhet t’i ndalojmë projektet serbe në Ballkanin Perëndimor, nga të cilat projekti fillestar është Serbia e Madhe. Ai thotë se ideja ka mbështetjen e jo vetëm qarqeve nacionaliste nga Beogradi, por edhe nga shteti serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telekomi i Kosovës ka njoftuar konsumatorët se tashmë janë rregulluar…