Trumpi dhe Melania, pozitivë me Covid-19

02 tetor 2020 | 08:11

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe gruaja e tij kanë rezultuar pozitivë me virusin Covid-19. Këtë njoftim e dha vetë Trumpi nëpërmjet një cicërime në “Twitter”. Ai nuk ka treguar për gjendjen e vet shëndetësore.

“Sonte, unë dhe Zonja e Parë kemi dalë pozitivë me Covid-19. Do ta nisim karantinën dhe procesin e shërimit menjëherë. Do t’ia dalim bashkë”, shkroi Trump në “Twitter” në orët e para të së premtes, sipas kohës lokale.

Disa orë më parë, Trump tha se do ta nisë “procesin e karantinës”, pasi një ndihmëse e afërt e tij rezultoi pozitive në testin për koronavirus.

Hope Hicks, këshilltare e presidentit, u diagnostikua më 1 tetor, pas disa udhëtimeve me presidentin këtë javë. “Hope Hicks, e cila ka punuar shumë, pa bërë asnjë pushim të vogël, sapo ka dalë pozitiv me Covid-19. E tmerrshme! Zonja e Parë dhe unë jemi duke pritur rezultatet e testit tonë. Ndërkohë, ne do ta nisim procesin e karantinës”, shkroi Trump.

Nga postimi i Trumpit në “Twitter” është e paqartë se çfarë do të përfshijë karantina dhe nëse ai planifikon ta ndalojë fushatën për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Trump është 74 vjeç dhe kjo e vë atë në rrezik më të lartë nga komplikimet serioze që mund të sjellë koronavirusi.

Koronavirusi ka prekur mbi 7.2 milionë amerikanë. Prej tyre, mbi 200 000 kanë vdekur dhe mbi 2.8 milionë janë shëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
02.10.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Pejë 1.…