Familja e pronarit të “Selo Tours” flet për vrasjen e Selos

02 tetor 2020 | 08:17

Një person ka mbetur i vrarë mbrëmë në Novi Pazar. Bëhet fjalë për pronarin e një agjencie turistike në Kosovë. Persona ende të panjohur për organet e hetuesisë kanë shtënë në drejtim të  Selatin Janjevës, ku i vdekur ka mbetur vetë ai e një person tjetër që ishte me tashmë të ndjerin është plagosur.

Motivet dhe se kush janë personat që e kryen këtë akt nuk dihen ende.

Familja e të ndjerit përmes një njoftimi ka njoftuar për vdekjen e Janjevës.

“Të dashur farefis, dashamirës dhe udhëtarë, me pikëllim të thellë ju informojmë që mbrëmë kompanisë sonë iu shua edhe një dritë! Mbrëmë në shtëpinë e tij që gjendet në Novi Pazar, më datën 01.10.2020, në rrethana ende të paqarta për ne, është vrarë Selo (Selaki), Selatin Janjeva! Për datën e varrimit të të ndjerit ju informojmë në vazhdim!”, ka deklaruar familja e të ndjerit.

Pas të shtënave, vrasësi është në arrati, ndërsa policia është në kërkim të tij, shkruan “Kurir”.

Portali lokal “Sandzak Live” ka publikuar pamje të shkëmbimit me armë zjarri, të siguruara nga kamerat e sigurisë. Policia është në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe…