Kam qejf të garoj për kryetar të Prishtinës

02 tetor 2020 | 08:32

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, në Pressing të T7 ka thënë se ka qejf që të garojë për kryetar të Prishtinës. “Dëshira ime është që të jem kandidat. Kam një dashuri për qytetin e Prishtinës. Konsideroj se është më shumë se një vendbanim. I janë bërë shumë gjynahe këtij qyteti”, është shprehur Ismaili.

Ai ka thënë se një nga problemet më të mëdha është infrastruktura e çerdheve. “Ne si qytetarë të Prishtinës kemi probleme të mëdha me çerdhe, ndërsa këtë kosto e paguajnë gratë”, ka thënë Ismaili.

Gjithashtu, ai tha se garimi për Prishtinën do të ishte nder dhe privilegj për të.

“Politikat publike në Prishtinë kanë munguar shumë. Kish me qenë nder dhe privilegj dhe kam qejf me garu për të. Kam qejf me garu jo për pushtet të kryeqytetit, por që të bëj më të mirën për kryeqytetin”, ka shtuar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditët e fundit janë duke u krijuar kolona të gjata…