Gazetari Kushtrim Sadiku konfirmon largimin nga Klan Kosova

02 tetor 2020 | 19:25

Gazetari, Kushtrim Sadiku, ka konfirmuar largimin e tij nga televizioni Klan Kosova.

Për 11 vjet Sadiku ishte pjesë e këtij mediumi, si drejtues i një sërë emisionesh të rëndësishme nga sfera e politikës.

Largimi i Sadikut nga ky medium ishte përfolur tash e sa kohë, derisa sot ai e konfirmoi nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.

“Falemnderit te gjitheve per 11 vjetet e shkelqyeshme ne Klan Kosova. Ishte e bukur per aq sa zgjati! ?”, ka shkruar Sadiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq është…