Edhe Gucia bëhet me kryetar shqiptar, sikur Tuzi e Ulqini

03 tetor 2020 | 23:52

Në komunën e Gucisë në Mal të Zi është zgjedhur Bujar Hasangjekaj, kryetar i Kuvendit të kësaj komune.

Sot në seancën konstitutive të Kuvendit të komunës së Gucisë, Bujar Hasangjekaj nga Koalicioni ”Shqiptarët bashkë për Guci” është zgjedhur kryetar i Kuvendit komunal.

Për Hasangjekaj votuan 20 këshilltarë të pozitës dhe 8 të opozitës, kurse një këshilltarë nga opozita ishte i përmbajtur në votim, shkruan Malësia.me.

Komuna e Gucisë është themeluar në vitin 2014 dhe Hasangjekaj është shqiptari i parë që zgjidhet në pozitën e Kryetarit të Kuvendit.

Lajmin në fjalë e kanë raportuar edhe mediat më të rëndësishme malazeze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i është rikthyer sërish ‘ndarjes’…