Deputeti Syla vendosi pllakë përkujtimore për Osman Vokshin dhe Emin Bashën

04 tetor 2020 | 14:18

Kryetari i OVLUÇK-së në Pejë dhe njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Gazmend Syla ka nderuar dhe shënjuar nga një pllakë përkujtimore në vendin ku janë vrarë Osman Vokshi dhe Emin Basha.

Osman Vokshi u vra në demonstrata të vitit 1990, kurse Emin Basha u kidnapua dhe më pas u gjet i vrarë në janar të vitit 1999.

“Në nderim të jetës dhe veprës së Osman Vokshit, të vrarë në demonstratat gjithëpopullore të vitit 1990, shënjuam sot me pllakë përkujtimore vendin e rënies së tij. Po ashtu, sot shënjuam edhe vendin ku u kidnapua, e më pas u gjet i vrarë, Emin Basha, qytetar i respektuar në tërë qytetin e Pejës. Të dy këta burra, zënë vendin e tyre meritor, në përpjekjet tona për liri dhe çlirim. Lavdi ju qoftë!”, ka shkruar deputeti Syla në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/gazmendsyla039/photos/pcb.1056115144826196/1056114611492916/?__cft__[0]=AZUDP7hMo82GbU09HWbZSU0nc-k6RsU4wOVEi5kYbYIkSbjxyJKaHKJVKoMY90BIrRnJoNzmkrjpzs-_moTi3UftbMr7GjYVQka7Oh9cNady96e5heLw5Qzv_9JLjw39IzaEWmv3nLbIZ1L6NsfiRelZsI1UiKJw2Qv1AnlJnUnjE7NWNQPyHeptnApUhbK1QbE&__tn__=*bH-R

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këtë datë historike, të bashkimit të dy Gjermanive para…