Aksidentohen dy vetura në Bresalc, një i lënduar

04 tetor 2020 | 18:59

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Bresalc. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan.

Aksidenti ka ndodhur para pak minutash mes dy veturave, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Këto informacione i ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Një person është sjellë në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërsa me rastin po merret policia”, tha Hashani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Redaktorja e një ueb-faqeje ruse të lajmeve ka ndërruar jetë…