OBSh-ja: Situata po bëhet kritike me Covid

05 tetor 2020 | 07:53

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar gjendje kritik nga koronavirusi. Kjo deklaratë vjen teksa OBSh-ja miratoi ditën e premte përdorimin e një testi të shpejtë i cili diagnostikon në kohë rekord të infektuarit me Covid-19, pasi bazohet tek antigjenet.

Kreu i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se janë teste të thjeshta të cilat japin rezultate të besueshme brenda 15-30 minutash, në raport me testet aktuale që kërkojnë orë dhe ditë.

“Ky është një moment kritik në reagimin ndaj pandemisë. Ne i bëjmë thirrje çdo udhëheqësi vetëm ta forcojë mënyrën si i përgjigjet situatës, të vendosë masa që ne i dimë se mund ta frenojnë përhapjen e virusit”, tha Adhanom Ghebreyesus.

Ndërsa për vendet ku situata është nën kontroll, nënvizoi rëndësinë që qeveritë të jenë vigjilente dhe të investojnë në sistemin shëndetësor. Ai bën thirrje që të shtohet gjurmimi i kontakteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tribunali Special, pas ngritjes së aktakuzës së parë dhe dy…