Pasi Zvicra hoqi Kosovën nga lista e kuqe, mërgimtarët varg në Kosovë
05 tetor 2020
| 08:02
Para një jave shteti i Zvicrës largoi Kosovën nga lista e rrezikshmërisë për koronavirus. Ky vendim bëri që shumë mërgimtarë nga Zvicra të vijnë drejt Kosovës, pasi që gjatë verës e kishin thuajse të pamundur shkaku i karantinës.
Menjëherë pas vendimit, përveç Aeroportit të Prishtinës, edhe stacionet e autobusëve u gjallëruan, ku me qindra qytetarë morën rrugën për në Kosovë.
Autobus të shumtë janë nisur nga shumë qytete të Zvicrës, si Cyrih, Gjenevë, Lozanë, ST. Gallen, Freigurg, Bern, Bazel, Olten, Kreuzlingen, Will, Frauenfeld, Luzern, Bellinzone dhe Chiasso, raporton albinfo.ch.
Shumë agjenci të Kosovës kanë konfirmuar arritje të qindra mërgimtarëve drejt Kosovës.