Qytetarët ankohen për katërfishim të çmimit të biletave

05 tetor 2020 | 08:05

Pasi që masat janë lehtësuar për vizitën në vendlindje, mërgimtarët ia kanë mësyrë Kosovës, mirëpo kjo po u kushton shumë.

12 fluturime u realizuan të dielën në aeroportin ‘Adem Jashari’ nga Zvicra pasi kjo e fundit largoi masën e karantinimit për shtetasit që vizitojnë Kosovës.

Përmes portës së vetme ajrore në vend për katër ditë, nga e shtuna priten të futen 20 mijë persona nga vendet e ndryshme evropiane.

“Për një kohë shumë të shkurtër janë katërfishuar biletat”, tha një qytetar.

Nga kompanitë e fluturimeve thanë se arsye për rritjen e çmimeve është fluksi i pasagjerëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para një jave shteti i Zvicrës largoi Kosovën nga lista…