Sot mblidhen dy komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen dy komisione parlamentare.
Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport janë dy komisionet që do të mbahen sot.
Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve do të mblidhet në orën 11:00, ku fillimisht do të fillojë me miratimin e rendit të ditës, më pas me miratimin e procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 25.09.2020, e që pas kësaj pritet shqyrtimi i draftit të planit të veprimit dhe atij të planit të buxhetit.
Ndërsa komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport do të mblidhet në orën 13:00. Në pikë të rendit të ditës ka miratimin e rendit të ditës, e më pas miratimin e procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 23.09.2020. Pas kësaj në rend të ditës ky komision do të shqyrtojë dhe ta miratojë planin e punës së komisionit për periudhën tetor-dhjetor 2020 si dhe pika e katërt do të jetë të ndryshme.