Johnsoni, i shqetësuar për gjendjen e pandemisë në Britani të Madhe

05 tetor 2020 | 08:35

 

Britania e Madhe ka regjistruar pothuajse 13 mijë infeksione të reja dhe 49 vdekje nga Covid-19. Numri i përgjithshëm i rasteve është mbi 480 mijë që nga fillimi i pandemisë, ndërsa vdekjet deri më tani janë më shumë se 42 300.

Kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi se këto Krishtlindje nuk do të jenë si herët e tjera, por të trazuara. Intervistuar nga BBC, Johnson tha: “Unë e kuptoj lodhjen që ndiejnë njerëzit. Qytetarët janë të zemëruar me mua dhe ata janë të zemëruar me qeverinë. Unë duhet t’ju them, me të drejtë, se do të shqetësohen deri në Krishtlindje. Mund të jetë edhe më tej”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur mysafirët mbërritën të shtunën e javës së kaluar për…