Meta, Ramës: Mister 1 prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në parlament.
Në profilin e tij në “Facebook”, Meta ka shkruar se Rama gënjen edhe kur nuk flet.
Ai i ka bërë thirrje kryeministrit që të mos prek marrëveshjen e 5 qershorit.
Postimi i plotë i Metës:
Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën.
MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit!
Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë.
Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti.
Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala.