Aliti: Ishim më të mirë se Maqedonia

08 tetor 2020 | 23:10

Mbrojtësi Fidan Aliti e humbi një rast të mirë shënimi në minutat shtesë dhe ta barazonte rezultatin në 2-2. Pas ndeshjes, ai ka thënë se Kosova ishte me e mirë se Maqedonia, por se ky është futbolli.

Kosova pësoi humbje në Shkup nga Maqedonia (2-1) dhe në këtë mënyrë është eliminuar nga Liga e Kombeve.

“Është e vështirë të pranojmë këtë, çdo shqiptar e ka pritur këtë më shumëse dy vite. Jemi të mërzitur, kemi pësuar dy gola nga kundërshtari që s’janë kanë të rrezikshëm në pjesën e parë. Por ky është futbolli”, ka thënë Haliti.

“Ne ishim më të mirë, kemi luajtur më mirë, për mua ata nuk kanë qenë të fortë por s;di… jemi të mërzitur… s’di çfarë të them”, ka thënë Aliti.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia është kualifikuar në finale të Ligës së Kombeve, kurse…